×
  • Lajme
  • Lajme

    Probleme me numrat, deputeti i NISMA befason: Nuk e votoj Qeverinë Hoti

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 20:57

    Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka thënë se vota e tij deri sot, është kundër Qeverisë  Hoti.


    Këtë qëndrim, Shala thotë se e ka për shkak të disa parimeve që i ka, shkruan Reporteri.net.

    “Unë ende nuk kam vendosur për ta vot8uar këtë qeveri. Mbetet të shihet në mbledhjen e kryesisë si do të vendosim. Por, deri sot vota ime është kundër kësaj Qeverie”, ka thënë Shala në Debat Plus të Dukagjinit.

    Sidoqoftë, ky refuzim për të votuar Qeverinë Hoti sjell probleme me numrat, pasi koalicioni LDK-AAK-Nisma nuk i ka të gjithë deputetët kompakt.

    Deri tani, vetëm AAK-ja nuk e ka asnjë deputet kundër, ndërsa LDK dhe NIsma ka zëra kundër Qeverisë e cila po mendohet të votohet të mërkurën./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!