×
  • Lajme
  • Lajme

    Probleme me reformën e arsimit në Kamenicë, nxënësit e një shkolle mund të mos i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 20:13

    Vazhdojnë telashet me reformën në arsim të nisura nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, përcjell Reporteri.net


    Telashe me e madhe atij i ka dalë në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në fshatin Busavatë. Nxënësit e klasave të nënta të kësaj shkolle rrezikojnë ta humbasin mundësinë për të iu nënshtruar Testit të Arritshmërisë sepse klasën e nëntë nuk e  kanë ndjekur në shkollën e caktuar sipas reformës së arsimit të nisur nga Drejtoria Komunale e Arsimit.

    DKA kërkon nga nxënësit e kësaj shkolle që deri më 12 qershor të regjistrohen  në shkollën  e qytetit,  në të kundërtën e humbasin mundësinë e hyrjes në test.

    Nxënësja e kësaj shkolle Agnesa Maliqi për televizionin publik thotë se kanë marrë një njoftim kërcënues nga DKA-ja.

    “Kjo na ka ardhë prej DKA-së, është si kërcënim. Kanë thënë që që mos të mbahet testi kjo është e drejtë e jona”, tha Maliqi.

    Për mësimdhënësit e shkollës së Busavatës kjo është e papranueshme,.

    “Vetëm  nëse emrin ia ndërrkojmë shkollës apo,  shkojmë në një shkollë tjetër mund të pranohemi në test por,  nëse ju jeni në këtë shkollë ju nuk pranoheni”, tha mësimdhënësi Ismet Maliqi.

    Në situatë të njëjtë janë edhe 100 nxënës  nga klasa e parë në të tetën të cilën nuk e kanë ndjekur mësimin sepse prindërit kanë refuzuar t’i dërgojnë në shkolla të tjera.

    “Le të na tregojnë arsyen se pse është duke këmbngulur  vetëm për shkollën e Busavatës kurse janë shkollat tjera vetëm me 50 nxënës”, tha njëri prej prindërve Xhemaj Maliqi.

    Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati thotë se zgjidhja e problemit është më duar të banorëve të Busavatës.

    “Zgjidjja  e problemit është në dorën e tyre. Ata i kanë vetëm dy mundësi ose ta humbin vitin ose të fillojnë të regjistrohen në shkollën që u kemi thënë ne”, është shprehur Kastrati.

    Ndërkohë njohësit e arsimit, thonë se më këtë cështje duhet të merret Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Rinor Qehaja thotë se zgjidhje më shumë se komuna

    Rinor  e ritheksoj edhe njëherë domosdoshmërinë e përfshirjes së Ministrisë së Arsimit që njëherë e përgjithmonë kjo cështje të  rregullohet  nga niveli qendror”, tha ai.

    MASH nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje për këtë çështje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!