×
  • Lajme
  • Lajme

    Procesi drejt fundit, edhe dy shkallë drejt liberalizimit të vizave

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 10:43

    Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkan që u duhen viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian.

    Parlamenti Evropian pritet të votojë sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës – me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit.

    Ndërsa nesër, më 19 prill, pritet do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.

    Këshilli i ministrave të BE-së e ka miratuar me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave për Kosovën, muajin e kaluar. Tashmë është e qartë se zbatimi i vendimit nuk do të shtyhet më larg se 1 janari i vitit 2024.

    Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë adoptuar tekstin e miratuar nё mes tё Komisionit Evropian dhe Këshillit tё BE-sё nё lidhje me liberalizimin e vizave pёr Kosovën më 20 Dhjetor 2022.

    Radio Evropa e Lirë përmes një grafike ka treguar se edhe sa shkallë duhet t’i kalojë Kosova deri të liberalizimi i vizave.

    Sipas grafikës e cila përmban 13 shkallë, dhjetë prej tyre janë kaluar, ndërsa pas votimit të sotëm duhen edhe dy shkallë deri te liberalizimi i vizave për shtetasit kosovarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!