×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet e 9 shkurtit

    Procesi i numërimit të votave për deputetë po vazhdon ende

    Reporteri
    16 Shkurt 2025 | 8:31

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dje përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nga procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë deri dje në orën 16:00, janë numëruar 46.19% e vendvotimeve apo 1,170 nga 2,533.

    Nga KQZ-ja është bërë e ditur edhe se numërimi i votave ka përfunduar në 9 qendra komunale.

    Aktualisht procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 komuna.

    Njoftimi:

    Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 15 shkurt 2025, ora 16:00, janë numëruar 46.19% e vendvotimeve apo 1,170 nga 2,533.

    Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 9 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

    Më 15 shkurt, në orë 16:00, ka filluar procesi i numërimit edhe në QKN-në e komunës së Mamushës.

    Në përgithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!