×
  • Lajme
  • Lajme / Dështimi

    Procesi në veri, Tahiri: Nuk u zgjedh asgjë, problemi është në derë – Kosova ka situatë të pafavorshme

    Reporteri
    22 Prill 2024 | 12:41

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për media ka thënë se me procesin e votimit dje në katër komunat veriore nuk është zgjedhur asgjë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas tij, Kosova vazhdon të ketë problem, dhe se siç tha ai vendi është në një situatë të pafavroshme dhe se Bashkimi Evropian i sheh si kryetarë jolegjitim.

    “Ne fatkeqsisht e kemi thënë edhe më herët që Kosova e ka vendosur veten në një kurth të panevojshme me një çështje të tillë. Sot ne po jemi në problemin e njëjtë dhe në anën tjetër po e shohim secilën herë e më shumë involvimin e presidentit të shtetit fqinj në çështjet tona të brendshme, që është e papranueshme dhe mendoj që në radhë të parë komunitetit ndërkombëtarë duhet t’i hap sytë përball një involvimi kaq të madh dhe shumë të dëmshëm për të dyja shtetet, edhe për Kosovën edhe për Serbinë, për rrugën tonë evropiane që i bëhet instrumentalizimit të qytetarëve të komunitetit serb në atë pjesë. Nuk u zgjedh asgjë, problemi është në derë, Kosova vazhdon të ketë problem. Dita e djeshme nuk ka zgjedh asgjë, fatkeqsisht. Ne vazhdojmë të kemi një situatë të pafavorshme sepse BE i sheh si kryetarë jolegjitim, dhe në anën tjetër vazhdojmë të sfidohemi me një çështje të tillë. Se si do jetë procesi tutje, nuk mund të parashoh. Ajo që kemi kërkuar nga BE-ja ka qenë që sa më parë masat të hiqen, sepse po i penalizojnë qytetarët”, tha Tahiri.

    Ai ka thënë se qeveria Kurti dhe minisrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po rrinë indiferent ndaj çështjeve që si parti kanë ngritur, përfshirë këtu humbjen dhe gjetjen e mostrave të Astrit Deharit.

    Tahiri tha para gazetarëve se duhet të hidhet dritë lidhur me këtë, pasi qytetarët duhet ta dijnë të vërtetën.

    “Seanca e re do të mbahet ditën e enjte prej orës 10:00. Sa i përket angazhimit tonë si grup parlamentar i PDK-së, ju e din që kemi ngritë një çështje për të cilën, ministrja e Drejtësisë dhe qeveria Kurti rrin indiferenc, po i ikin kësaj çështje. Ne jemi ngritur disa pyetje për humbjen e mostrave të Astrit Deharit. Ne vazhdojmë të ngulim që edhe në seancat e radhës propozimi jonë për formim e Komisionit Hetimor, për zbardhjen e kësaj ngjarje, humbje e këtyre mostrave, duhet të hidhet dritë”, tha Tahiri.

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, tha se partia në pushtet do të duhej të bënin më shumë rreth kësaj çështje, por ata po fshehen e që sipas tij me gjasë kanë dorë në këtë rast.

    “Ku qëndruan ato për një vit e gjysme, e më pas të kthehen në Institut. Ajo është në seancën e vazhdimeve dhe nëse Kuvendi do të hezitoj ne do të iniciojmë me mbledhjen e nënshkrimeve duke thirrur një seancë të jashtëzakonshme. Nuk do të heqim dorë në asnjë rrethanë nga themelimi i këtij komisioni, është mirë që qytetarët ta dijnë të vërtetën, pasi është një vdekje e dyshimtë, ka ngjallë shumë debat, protesta e dhunë. Ata që do duhej të bënin më së shumti, ata po fshehen, e ata me gjasë kanë edhe dorë në humbjen dhe gjetjen e mostrave”, tha Tahiri./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!