×
  • Lajme
  • Lajme / Ekonomi

    Prodhimet kosovare në tregun e Izraelit

    Reporteri
    01 Prill 2024 | 12:07

    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv njoftoi për rritjen e numrit të prodhimeve kosovare në tregun izraelit, përcjell Reporteri.net. 

    Ziv në një postim në platformën “X” ka shkuar se mbeten të përkushtuar për afrimin e ekonomive të të dyja vendeve.

    “Jam e lumtur të shoh gjithnjë e më shumë prodhime kosovare të pranishme në tregun izraelit, me kompaninë e njohur kosovare të shitjes me shumicë të pijeve “Frutomania” tani të qasshme për konsumatorët këtu në Izrael.

    Mbetemi të përkushtuar për afrimin e ekonomive tona dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar ambasadorja Ziv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!