×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesoresha nga Gjakova ia ka vënë një mision vetës: Rikthimin e veshjeve tradicionale

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 13:25

    Tolinda Gojani ka një dekadë që vetes ia ka vënë një mision: është ringjallja e vlerave kulturore përmes veshjeve.


    Kishte ndodhur krejt rastësisht, në një moment që lidhet me shkollimin e saj për letërsinë shqipe dhe me arbëreshët e Italisë.

    Në fakt, ajo është stërmbesa e dy rrobaqepësve me zë në Gjakovë. E familjes Xharra nga ana e nënës dhe Osman Gojanit nga ana e babait, që në fillim të shekullit të kaluar shkoi në Boston të ShBA-së për të vazhduar profesionin e tij. Fati i tij është tragjik, por përtej kësaj stërmbesa e tij ruan kujtime që ia kanë trashëguar familja, shkruan sot Koha Ditore.

    Fotografinë e tij bashkë me krenarinë për të e mban në dyqanin që e ka hapur tash një vit “Nën Kurriz të Dardanisë”, në Prishtinë. Gojani nuk e ka pasur përkrahjen e prindërve për t’u marrë me zanat.

    Duke qenë të dy intelektualë kanë dashur që Tolinda të merrej vetëm me shkollën. Prandaj është vonuar në hapjen e dyqanit. Por përtej kësaj, misionin e saj profesoresha e gjuhës shqipe në gjimnazin “Xhevdet Doda” e vazhdon edhe në shkollë.

    Shpjegimet për letërsinë shpeshherë i lidh me simbolet në veshje. E në një klub me nxënës ajo bën shembullin e mësimdhënies moderne.

    Rrëfimi për stërgjyshin që emigroi në SHBA

    Në dyqanin, pjesa e sipërme e të cilit është një lloj muzeu në vete, e ku ka edhe një pjesë separe dhe karrige, Tolinda Gojani rrëfen gjithë historinë me zejen.

    E nis natyrshëm te tre breza para saj. “Të dy kanë punuar, edhe stërgjyshi nga nëna, edhe ai nga baba”, thotë ajo, teksa tregon me dorë drejt një jeleku prej ari të nuseve, i ekspozuar nën xhamin e tavolinës në qendër, e që është punë e stërgjyshit nga nëna. E në ballë është në ram fotografia e stërgjyshit nga ana e babait.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!