Zyrtarët e lartë e Bashkimi Evropian disa herë kanë deklaruar se s’ka datë për heqjen e vizave për Kosovën.
Kjo çështje megjithatë po vazhdon të flitet nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj që po liberalizimin herë thoshte se kosovarët do ta kenë dhuratë për krishtlindje, e herë uronte nëpër konferenca të ndryshme.
Një reagim mjaft i ashpër për Haradinajn ka ardhur nga profesori i njohur amerikan, Alon Ben Meir.
“Me gjithë deklaratat zyrtare të BE-së për mos heqjen e vizave për Kosovën, kryeministri në largim Ramush Haradinaj vazhdon të këmbëngulë se vizat do të hiqen së shpejti. Mos e mashtro popullin tënd zotëri Haradinaj, por puno për ta bindur BE-në t’ia heqë vizat vendit tuaj”, ka shkruar Meir në Twitter.
Siç dihet, Arbana Xharra është në studime në Amerikë dhe po i kryen pikërisht në Institutin e amerikanit Alon Ben Meir.
Madje ata kanë botuar disa herë kolumne të përbashkëta për Kosovën, Turqinë dhe Lindjen e Mesme po ashtu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.