Departamenti i Gazetarisë i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shënuar Javën Globale të Edukimit mbi Median dhe Informacionin me ligjëratën e profesorit amerikan, Eric Easton.
Profesori Easton, që mban titullin e Profesorit Emeritus në Universitetin e Baltimore në SHBA foli para pjesëmarrësve në ligjëratën publike për Edukimin Medial, njofton për media Departamenti i Gazetarisë i UP-së.
Easton ndër të tjera potencoi nevojën që Edukimi Medial të shtrihet sa më shumë në shoqërinë kosovare, në mësimin formal por edhe atë joformal.
“Sot në rrjetet sociale mund të publikohen mesazhe edhe në qoftë se nuk i keni thënë ju. Atëherë bëni kujdes rrjetet sociale sot shumë përdoren, ato janë të mira sa i përket komunikimit, por sa i përket lajmeve nuk mund të ju besohet shumë”, ka thënë Easton.
Profesori Easton është mysafir i Departamentit të Gazetarisë si pjesë e programit Fulbright të Ambasadës Amerikane.
Departamenti i Gazetarisë i është bashkuar institucioneve të shumta në mbarë botën në organizimin e ngjarjeve të ndryshme për Javën Globale të Edukimit mbi Median dhe Informacionin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.