×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori britanik: Kurti nuk do të jetë i njëjti pasi të përballet me presionin nga SHBA-të dhe BE-ja

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 19:01

    “Derisa të miratohet një rezolutë e re për të zëvendësuar Rezolutën 1244 dhe për të zgjidhur çështjen e Kosovës, nuk ka alternativë tjetër përveç ta diskutojmë atë në Këshillin e Sigurimit”, tha profesori James Ker-Lindsey nga Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër.


    I pyetur se si e sheh insistimin e disa vendeve për heqjen e çështjes së Kosovës nga agjenda e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ai tha për Tanjug se ishte në dijeni për këtë, por siç shprehet, ajo duhet të qëndrojë derisa Rezoluta 1244 është në fuqi.

    “Ne menduam se çështja e Kosovës ishte mbyllur kur Kosova e kishte shpallur pavarësinë, por tani duhet të pranojmë se problemi ekziston edhe nëse nuk e pranojmë”, tha Ker-Lindsey, duke shtuar se tani është e qartë se një zgjidhje përfundimtare, rregulluese e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, hap mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe rrugën e Serbisë për BE.

    Siç shprehet ai, Kosova nuk mund të hiqet nga rendi i ditës, sepse ekziston një mision i mandatuar i OKB-së dhe ai duhet të mbetet i tillë dhe të diskutohet rregullisht në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    I pyetur se si i sheh deklaratat e Kurtit se ai nuk do të merret me krijimin e CSA sepse nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Ker-Lindsey tha se “nuk duhet të shqetësohet askush”, sepse Kurti nuk është kryeministër dhe nuk është në gjendje të marrë vendim.

    “Ne e kemi të qartë pozicionin e tij si drejtues i opozitës, ai ka një reputacion si dikush që ka pikëpamje të forta që kundërshtojnë autoritetet, por kjo është shumë ndryshe kur ai të bëhet kryeministër”, tha Ker-Lindsey.

    “SHBA-të dhe BE do të bëjnë shumë presion mbi të kur të vijë në pushtet, dhe t’i tregojnë atij të dëgjojë llojet e pozicioneve që mund të kishte patur si udhëheqës i opozitës, por tani në pushtet ke shumë probleme për të zgjidhur, si ekonomia dhe nëse dëshironi t’i zgjidhni, do t’iu duhet ndihma jonë, nëse doni ndihmën tonë, duhet të na ndihmoni edhe ne”, tha Ker-Lindsey.

    Ai është shprehur se Kurti nuk do të jetë personaliteti i njëjtë, kur të vijë në pushtet, pasi sipas tij, Kurti do të përballet me realitetin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!