×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori Flamur Maloku: Qëndrim Gashi, një përçarës i madh, të shkarkohet

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 10:29

    Edhe profesori universitar, Flamur Maloku, ka reaguar ndaj ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi i cili në profilin e tij në Twitter ka shpërndarë karikaturat e Profetit Muhamed.


    Maloku përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Gashi është një përçarës i madh dhe duhet të shkarkohet sepse është ruajtja e qetësisë dhe e paqes në mes të besimeve në shoqërinë tonë, shkruan Reporteri.net.

    “Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, është një përçarës i madh në këtë kohë të vështirë që po kalon Kosova. Nuk i takon një diplomati të mbajë pozicion që nuk përputhet me pozicionin e shtetit e as më pak kur ofendon si një i mjerë.
    Shkarkimi i tij është i domosdoshëm sepse e domosdoshme është ruajtja e qetësisë dhe e paqes në mes të besimeve në shoqërinë tonë. Vetëm kur shkarkohen ata që hedhin flakën, flaka shuhet e nuk digjet më”, ka shkruar Maloku.

    https://www.facebook.com/flamur.maloku.33/posts/10221873617245078

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!