Profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Dr. Dashnor Nebija është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe ka nevojë për trajtim mjekësor jashtë vendit. Për të mbuluar shpenzimet, të cilat kanë një kosto të papërballueshme për familjen, është bërë një thirrje e hapur për ndihmë.
55-vjeçari, profesor Nebija, është diagnostikuar me një problem serioz që lidhet me palcën e eshtrave dhe mjekët kanë rekomanduar trajtim të specializuar jashtë vendit.
Ai mban pozitën e profesorit të lëndës “Kimi Farmaceutike”, në Departamentin e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Prishtinës. Për vite me radhë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit të lartë universitar. Përkushtimi i tij është vlerësuar përherë nga kolegët dhe studentët.
Për të mbështetur trajtimin e tij, është krijuar një llogari bankare ku mund të bëhen donacionet.
Të gjitha detajet i gjeni të listuara më poshtë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.