×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori i Vetëvendosjes dyshohet për tentim përdhunimi të një të miture

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 13:08

    Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë arrestuar një person javën e kaluar për shkak të dyshimeve për tentim përdhunimi të një të miture.


    Nga burime brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, arbresh.info mëson se bëhet fjalë për një profesor universitar, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Është arrestuar Sulejman Meta. Pati aderuar në Vetëvendosje”, ka thënë ky burim.

    Vetë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pati proklamuar anëtarësimin e profesorit Meta bashkë me disa profesorë të tjerë universitarë.

    Sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE! u anëtarësuan tre profesorë universitarë. Prof.Asoc.Dr. Sulejman Meta, inxh. i dipl. i industrisë së drurit, Universiteti i Shkupit, Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Ferizaj; Prof.Dr.Sc. Muhamet Avdyli, inxh. i dipl. i Elektroteknikës, profesor në Kolegjin UBT dhe drejtor i kampusit në Ferizaj; dhe, Prof.Dr.Sc. Shefki Luma, Fakulteti Filologjik në Prishtinë, Gjuhë dhe Letërsi Frënge, Gjuhë Shqipe në Universitetin e Tetovës”, pati bërë të ditur Kurti, aktualisht kryeministër i Kosovës.

    Këta profesorë u anëtarësuan në Lëvizjen Vetëvendosje konkretisht më 2 tetor të vitit 2018.

    Dyshohet se profesori Meta ka arritur të mashtrojë të miturën, por është ndalur nga nëna e saj./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!