Profesori i Universitetit të Prishtinës, Rrahman Paçarizi, ka thënë se Albin Kurti nuk është më person privat që mund të zgjedhë të shkojë ose jo për ta nderuar figurën e ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ai ka theksuar se në ditëlindjen e 75-të Rugova është dashur të nderohet edhe nga Kurti.
“Kurti është fitues i zgjedhjeve, është kryetar i partisë më të madhe në vend dhe partner potencial i koalicionit me LDK-në, parti të cilën e ka themeluar Presidenti Rugova dhe që LDK tash e mban si emblemë të saj”, ka thënë Paçarizi në Klan Kosova.
“Kurti është dashur të shkojë te varri i Presidentit Rugova sot, edhe për hir të votuesve të të dyja partive. Është dashur ta vizitojë Familjen Rugova, ose t’ia uronte ditëlindjen Rugovës”.
“Qytetarët dy muaj pas zgjedhjeve jetojnë me sentimentet e Presidentit Rugova që e kanë mbajtur si emblemë edhe në fushatën zgjedhore”, ka shtuar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.