Profesori Petrit Hasanaj, i indinjuar nga aktakuza e bërë e ditur dje nga Dhomat e Specializuara, kundër ish drejtuesve të UÇK-së, ka shkruar se “dikush po tenton gabimisht t’i shpërfaq katoliket shqiptar kinse si “viktima” të UÇK-së”.
Petrit Hasanaj ka shkruar se, “gjatë gjithë kohës ishim dhe jemi me UÇK-në, së bashku me gjithë vëllezërit tonë shqiptarë të të gjitha besimeve!”
Postimi i plotë:
Dje, ne vendin tone ishte nje dite jo e rendomte, per shtetin Republiken tone, per faktin se ish-luftetaret e UÇK-se dhe disa nga figurat e shtetit te Kosoves u akuzuan si te dyshuar per te bemat e tyre gjate luftes.
Une nuk jam ne dijeni per veprimet e tyre, ama nje gje e di shume sigurte qe lufta e UÇK-se ka qene e drejte. Per kete jam shume i vetdijeshem, se une jam shqiptar etnik me besim katolik dhe ne luften e fundit familjaret e mi (Gjyshi, Baba, Vellau dhe tre Axhallare) ishin ne mesin e 376 te reneve per lirine e Kosoves (Masakra e Mejes e kryer nga fashistet Serbe) dhe ate per te vetmin faj, se ata te gjithe ishin shqipetar!
Andaj dikush po tenton gabimisht ti shperfaq katoliket shqiptar kinse si “viktima” te UÇK-se. Por ne gjate gjithe kohes ishim dhe jemi me UÇK-ne, se bashku me gjithe vellezerit tone shqipetar te te gjitha besimeve!
PH