Profesori Fatmir Qollakaj ka folur në lidhje me sulmin në Gllogjan të komunës së Deçanit, ku mbetën të vrarë tre persona.
Ai tha se gjatë hetimit preliminar mund të zgjerohet pista e hetimit.
“Gjatë hetimit preliminar, po rezulton se ndoshta mund të zgjerohet pista e hetimit dhe dyshimet për vepër tjetër, jo ajo që është supozuar që do të ndodh mund të jenë të rritura. Mendohet për akt terrorist. Unë personalisht e kam hedhur poshtë edhe të dhënat nga terreni dhe vlerësimet e hetuesve në fazën e deritanishme të hetimit kanë qenë se nuk bëhet fjalë për terrorizëm.”, u shpreh ai.
Ai tha se në hetime të tilla nevojitet një pjekuri e madhe profesionale, përcjell Klankosova.tv
.“Tani e kam shtuar përqindjen e dyshimit, por do të duhej të intensifikohen hetimet dhe duhet një pjekuri më e madhe profesionale. Megjithatë, jam i bindur se është duke u kryer puna mirë në terren, në kuptimin e profesionalizmit”, tha Qollakaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.