×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori universitar është një nga 524 të infektuarit e sotëm me koronavirus

    Reporteri
    12 Dhjetor 2020 | 15:13

    Profesori universitar, Rrahman Paçarizi ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.


    Paçarizi është në mesin e 524 të infektuarve në 24 orët e fundit në Kosovë.

    Ai ka njoftuar se gjendja e tij për momentin është stabile.

    “Miq, kolegë, bashkëpunetorë e studentë
    Une jam personi 524 i prekur nga covid19 ne raportin e sotem te IKSHPK. Tash mesim e komunikim e krejt i bejme veç online. Tash per tash gjendja ime eshte e perballueshme. Ju, ruajeni veten se kur me ka preke edhe mu, kurrkush s’eshte i sigurt”, ka shkruar Paçarizi.

    Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 12 persona, ndërkaq numri i të shëruarve ka qenë më i madh sesa ai i rasteve të reja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!