Kosova sërish ka dështuar keq në rezultatet e testit ndërkombëtar PISA.
Krahasuar tre vite më parë vendi ynë ka shënuar edhe regres në disa fusha.
Në listën mes 79 vendeve të botës, PISA e rangon Kosovën të tretën nga fundi dhe me një rezultat nën mesataren e vendeve pjesëmarrëse, shkruan Reporteri.net.
Lidhur me këtë ka reaguar profesori universitar, Rrahaman Paçarizi i cili ka thënë se ky rezultat duhet të jetë alarm për ministrin e ardhshëm të arsimit.
“Rezultatet e PISA-s nuk permiresohen me fushate, por me permiresim sistematik. Fushatat jane mashtrime, jane perpjekje per te fabriku rezultat e jo perpjekje per rezultat.
Na qe i fabrikojme rezultatet e testit te matures do me thene qe kemi ndertu kulture te mashtrimit. E mashtrojme veç veten, pra.
PISA eshte alarm per ministrin e ardhshem te arsimit”,a ka shkruar ndër të tjera Paçarizi. /Reporteri.net