×
  • Lajme
  • Lajme

    Prognoza e Valon Sylës për zgjedhjet e reja: VV e para, PDK e dyta

    Reporteri
    27 Dhjetor 2020 | 23:41

    Gazetari Valon Syla nuk ka fare dilemë që Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit do të dale e para në zgjedhjet e reja.


    Ai shprehet i bindur se do t’i ketë 10% më shumë se partia e dytë.

    “VV e para dhe i ka 10 pikë para partisë së dytë, nëse i ka 38%, do të ketë 10% më shumë se partia e dytë. Beteja do të jetë për vendin e dytë, PDK e cila po del 3%, më shumë se LDK. LDK ka qenë në një moment 16%, por në sondazhet e fundit po del 19 %”, thotë Syla për REPORTERI/INTERVISTA.

    Por ai thotë se nëse ka një bashkim mes Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit situate mund të ndryshojë.

    “Nëse Luta hynë me Vjosën, ose ndonjë rrokadë që Isa tërhqiet, atëherë LDK, fuqinë qe e ka në terren kurrë nuk duhet me dalë më pak se 21%. Tendenca e saj që me çdo formë të mbetet në pushtet e ka dëmtuar”, ka deklaruar ai.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!