Brenda mandatit qeverisës Qeveria e Albin Kurtit, tek pjesa e programit për politikat sociale, ka paraparë edhe përmasimin e gjendjes së familjeve me fëmijë.
Në programin për periudhën 2020-2023, të miratuar të premten, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ekzekutivi i Kurtit parasheh që familjet që kanë fëmijë deri në moshën 2 vjeçare, për 24 muaj do të marrin nga 20 Euro në muaj.
Pastaj, ato familje, do të marrin nga 10 Euro në muaj për fëmijët e tyre, deri kur ata të arrijnë moshën 16 vjeçare, shkruan Reporteri.net.
“Qeveria do të aplikojë zbatimin e shtesave të fëmijëve dhe kthimet tatimore sipas kësaj ndarje: Familjet që kanë fëmijë deri në moshën 2 vjeçare (24 muajt e parë) do të marrin njëzetë (20) Euro në muaj, pastaj deri në moshën 16 vjeçare do marrin dhjetë (10) euro në muaj”, thuhet në programin qeverisës ku flitet për përmirësimin e gjendjes së familjeve me fëmijë.
Tutje, aty parashihen edhe kthimet tatimore.
“Familjet me fëmijë deri në moshën 16-vjecare do të rimbursohen në këtë mënyrë: 150 euro në vit për familjet me të ardhura vjetore nën 5000 euro; 100 euro në vit për familjet me të ardhura vajtore nën 6000 euro; 50 euro në vit për familjet me të ardhura vjetore deri në 7000 euro”, parasheh programi katër vjeçar Qeverisës i koalicionit LDK-VV. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.