Qeveria e Republikës së Kosovës, ka miratuar projekt buxhetin për vitin 2022 që kap vlerën 2.7 miliardë euro.
Kryeministri Kurti ka thënë se një investim i madh parashihet edhe në forcimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.
“Ushtrinë e kemi projekt madhor andaj për herë të parë kemi ndarë buxhet prej më shumë se 100 milion euro, apo 1.3 për qind të bruto produktit vendor dhe synimi ynë është ta sjellim 2 për qind”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.
Ai ka thënë se nga kursimet në paga që ka bërë menaxhmenti i ri i Agjencionit të Kosovës për Privatizim na është mundësuar që ato mjete t’ riorientojmë në ushtri.
“Si rezultat i kësaj do të rekrutojmë 840 ushtarë të ri”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.