×
  • Lajme
  • Lajme

    Projektligji për Zgjedhjet, s’ka më vjedhje votash mes kandidatëve brenda një partie – votë për deri në 10 kandidatë

    Reporteri
    12 Prill 2023 | 20:40

    Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, që të plotë e ka siguruar gazeta online Reporteri.net, parasheh t’u mundësojë votuesve që në fletëvotim të zgjedhin deri në 10 kandidatë për deputet nga një parti politike. 

    Edhe me ligjin e ri zgjedhor, Kosova mbetet një zonë e vetme zgjedhore dhe me “listë të hapur” të subjekteve të certifikuara. Ajo çfarë ndryshon ligji i ri është mundësia për votimin e deri në 10 kandidatëve për deputetë nga lista zgjedhore e një partie politike, nga 5 sosh sa ka qenë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Me këtë ndryshim synohet të mënjanohet problematika e “vjedhjes së votave” brenda një partie politike mes kandidatëve për deputet, dukuri që është paraqitur nga kandidatët e ndryshëm vazhdimisht në zgjedhjet e kaluara.

    Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë është gati për të shkuar për trajtim në Qeveri, për të pasur pastaj me miratim nga deputetët e Kuvendi të Kosovës. Hartimi i këtij projektligji ka përfunduar nga komisioni ad-hoc për reformë zgjedhore i Kuvendit të Kosovës.

    Gazeta Online Reporteri.net e ka siguruar këtë projektligj, që synon të shmangë problematikat gjatë votimeve që janë paraqitur deri tash në zgjedhjet e përgjithshme në vend.

    Votat e kandidatëve për deputet shumë shpejt do të mund të numërohen në Qendrat Komunale të Numërimit, e jo në vendvotime siç ka ndodhur deri më tash. Kjo në rast se Kuvendi i Kosovës miraton ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. Projektligji i ri i zgjedhjeve është përfunduar nga komisioni ad-hoc i Kuvendit, dhe shumë shpejt pritet të shkojë për trajtim në Qeveri të Kosovës.

    Përveç vendit të numërimit të votave, ky projektligj, të cilin e ka siguruar të plotë Gazeta Online Reporteri.net, u mundëson kandidatëve për deputetë që gjatë procesit të jenë edhe vetë vëzhgues të numërimit në QKN. Po ashtu, mundëson edhe praninë e mediave.

    Po ashtu, projektligji mundëson votimin në objektet e Ambasadave dhe Konsullatave të Kosovës në botë për shtetasit kosovarë që jetojnë jashtë vendit, por veç në rastet kur ambasadat/konsullatat i plotësojnë kushtet për t’u shend rruar në vendvotime në ditën e zgjedhjeve dhe me numër të kufizuar të votueseve. Maksimumi 750 sosh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!