×
  • Lajme
  • Lajme

    Projektuesi i Ujmanit: Në rekomandimet e SHBA-së s’u përfshi asgjë çka duhet

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 7:02

    Inxhinieri i ujërave dhe njëri prej projektuesve të Ujmanit, Avni Gjonbalaj, ka thënë se në katër pikat e rekomanduara për liqenin e Ujmanit nga SHBA për Kosovën dhe Serbinë nuk ka asgjë çka duhet të kishte përfshirë.


    “Fakti që thirren në marrëveshje konform rasteve në Amerikë është i panevojshëm. Nëse i referohemi Konventës së Helsinkit është e qartë se di duhet të menaxhohen rrjedhat ndërkufitare. Ajo është e mjaftueshme dhe s’ka nevojë të thirren askund.Studimi i fizibilitetit është bërë nga Banka Botërore atëherë para se të jepej kredia. Të gjithë ato janë studiuar deri në detaje. Përveç kësaj, ne e kemi bërë masterplanin e Kosovës, i cili është aprovuar në vitin 1985 dhe në atë dokument shkruhet se cilët janë parametrat e Ujmanit dhe si do të përdoret”, tha ai në KlanKosova.

    Gjonbalaj po thotë se Serbia fare s’ka nevojë të kyçet në këtë çështje.

    “Serbia e ka dhënë pëlqimin e vet për gjithë parametrat meqë kontrata me Bankën Botërore është ratifikuar në Kuvendin e Jugosllavisë dhe dihet që ratifikimin e ka nënshkruar Tito dhe e ka ratifikuar Kuvendi i Kosovës. Prandaj, nuk e di se çfarë ka me pjellë”, shtoi ai.

    Formimin e një komisioni dyshtetëror s’po e sheh problematike Gjonbalaj, por thotë se krijimi i tyre duhet të bëhet nda dy shtete që e pranojnë njëra-tjetrën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!