×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria në Gjilan nis hetimet për sulmin fizik ndaj një serbi në Novobërdë

    Reporteri
    10 Gusht 2021 | 17:17

    Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë të ditur se në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me rastin, i cili ka ndodhur më 09 Gusht 2021, në fshatin Zebnicë, komuna e Novobërdës, ku dyshohet se persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht një person të nacionalitetit serb, tani të dëmtuarin N.P., i cili për shkak të lëndimeve të marra është detyruar të kërkonte tretman mjekësor.


    Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate dërguar mediave.

    Tutje, Prokuroria thotë se ka autorizuar Policinë që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin.

    “Prokuroria Themelore në Gjilan, ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë që të identifikohen kryerësit e kësaj vepre penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!