Prokurori i specializuar, Alex Whiting, në seancën gjyqësore që po mbahet për ish-krerët e UÇK-së, tha se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkuar disa herë në Hagë, sipas tyre fshehurazi, për të dhënë intervistë për ZPS-në.
Whiting tha, se Thaçi, kishte deklaruar se shtabi i përgjithshëm i UÇK-së, nuk kishte funksione deri në nëntor të vitit 1998.
Po ashtu, sipas prokurorit Thaçi e ka mohuar se ka pasur informata për ndalimin e viktimave.
“Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’u dhënë ZPS-së intervistë të videoinxhizuar. Gjatë këtyre intervistave, ai mohoi shumëçka me rolin e tij në luftë dhe rolin e UÇK-s. Ai pretendoi se shtabi i përgjithshëm s’kishte asnjë funksion deri në nëntor të vitit 1998, e edhe para kësaj date, ekzistonte vetëm në letër. Ai e mohoi se kishte dijeni për ndalimet. Provat do të tregojnë se këto pretendime janë të rreme”, ka thënë ai.
Ndryshe, të katër ish-krerët e UÇK-së, janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi ta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.