×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurori kërkon që të kalohet sa më shpejt në fazën gjyqësore për rastin e Mustafës

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 16:01

    Ka filluar konferenca e tretë statusore ndaj Salih Mustafës. Ajo ishte planifikuar të niste nga ora 15:00 porse është shtyrë për 45 minuta.


    Prokurori i Gjykatës Speciale ka kërkuar që të përfundohen procedurat paragjyqësore në rastin e Salih Mustafës deri në fillim të vitit të ardhshëm, e të kalohet sa më shpejt në fazën gjyqësore.

    Ai ka treguar se nuk ka pasur ndonjë problem në nxjerrje të materialeve.

    Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor, ndërsa ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në Hagë. E ku më 28 shtator Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa u paraqit para gjykatësit të procedurës paraprake, Nikola Giju.

    Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!