×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurori kujdestar: Tre të plagosurit në Pejë janë familjarë mes vete, jemi në kërkim të personit të dyshuar

    Reporteri
    22 Maj 2024 | 22:40

    Ersan Qavolli, prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka bërë të ditur se tre personat që u plagosën sonte në Pejë janë familjarë të afërt mes vete.

    Personi i dyshuar për këtë ngjarje “ndodhet në kërkim intensiv”, ka thënë prokurori Qavolli.

    “Ka ndodh një tentim vrasje e rëndë, kemi dalë menjëherë ne vendin e ngjarjes bashkë me hetuesit, janë tre persona të plagosur dhe jemi në kërkim të personit të dyshuar”, ka thënë prokurori Qavolli.

    “Dyshohet se të plagosurit janë familjarë të afërt”, shtoi ai.

    Ai tha se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke i siguruar të gjitha provat.

    Ndërsa, i pyetur nëse ka informata për gjendjen shëndetësore të personave të plagosur, Qavolli tha “jemi duke shkuar te viktimat me shiku gjendjen e tyre”.

    Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës ka thënë për Reporteri.net se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

    “Rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha “ në Pejë, tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit, të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Në vendin e gjarjes janë të gjitha njësitet kompentete”, tha Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!