×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurori: Nuhi Mavroqani e bëri vrasjen e gruas me dashje

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 22:22

    Në Gjykatën Themelore në Gjilan është mbajtur seanca e dytë gjyqësore ndaj Nuhi Mavrovqanit, prej që kur Gjykata e Apelit e ktheu në rigjykim këtë rast.


    Nuhi Mavrovqani në korrik të viti të kaluar vrau gruan e tij, Sabilen duke e goditur me shufër metalike derisa ia qau kafkën.

    Në seancën e së martën u bë publik raporti i Institutit të Psikiatrisë Forezike për Nuhi Mavrovqanin, të cilin gjykata e Apelit rekomandohet t’i bëhet 42 vjeçarit. Sipas prokurorit të rastit Arben Ismajlit, aty tregohet që Mavrovqani e vrau gruan duke qenë në gjendje të mirë psiçike.

    Por, me të gjeturat e raportit nuk po pajtohet avokati Arsim Vranovci, njofton Klan Kosova.

    Sipas tij, raporti është shumë i përgjithësuar, andaj kërkoi që Mavrovqait t’i bëhet një ekspertizë tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!