×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurori që e kishte liruar Sokol Halilin: Nëse ka pasur lëshime, jap përgjegjësi

    Reporteri
    01 Dhjetor 2022 | 22:05

    Rasim Maloku, prokuror në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, kohë me parë e kishte liruar tashmë të dyshuarin për vrasjen makabër të 35-vjeçares H.M, Sokol Halilin, të cilit i ishin konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një pistoletë me gaz.

    Teksa foli për këtë vendim, Prokurori Maloku tha se nuk e di ende se si është zhvilluar procedura në hetuesi, ndaj edhe nuk mund të konstatojë shkelje ose jo të ligjit, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    “Sot tanë ditën kam qenë në intervistim të rastit “Brezovica,” për besë as nuk e di se si ka ndodhur rasti, e as në çfarë rrethana është liru dhe është zhvillu kjo procedurë. Derisa nuk e kom lëndën me pa nuk e di çka t’ju them… Nuk mundem me thanë asgjë drejtpërdrejt, më duhet me shiqu edhe njëherë këtë rast”, deklaroi ai në RTV Dukagjini.

    Mirëpo, i njëjti shtoi se është e rrallë që të shkojë në ndalim ndonjë rast për armë gjuetie ose me gas, pas vendimit të tij për ta liruar Halilin me procedurë të rregullt.

    “Na nuk muj dijmë çka ndodhë dhe çdo rast vlerësohet nga rrethanat konkrete, dhe thuajse asnjë rast nuk shkon në ndalim për një armë të gjuetisë dhe armë me gas. Nuk e di se si ka ndodhë pa i pa deklaratat e të pandehurit dhe palës së dëmtuar”, shtoi ai.

    Prokurori Rasim Maloku tutje deklaroi se është i gatshëm të bartë përgjegjësi nëse konstatohet që ka pasur ‘lëshime’ në këtë rast.

    “Jam në gjendje me i bartë të gjitha përgjegjësitë, dhe na nuk mujna me parandje se çka ndodhë. Ne kemi kritika të vazhdueshme për caktimin e masave të paraburgimit”, tha ai.

    “Unë pa e pa rastin që ka ndodhë dhe a është zbatu ndonjë procedurë tjetër e urdhërit mbrojtës se me siguri është zbatuar, dhe pa i pa rrethanat… Nëse ka pasë lëshime, muj me dhanë përgjegjësi para çdo institucioni. Kurgjo nuk është ba me ndonjë tendencë apo intervenim. Por rrethanat se si ka ndodhë duhet me pa komplet rastin”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!