Prokurori nga Peja i cili po heton rastin e vrasjes së vajzës 17 vjeçare nga fshati vitomericë e Pejës, është futur në vetëizolim.
Lajmin se Prokurori gjendet në vetizolim e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, zëdhëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
E gjithë kjo, pasi që pas kryerjes së obduksionit në trupin e viktimës, mjekët kanë konfirmuar që ajo ishte e infektuar me COVID-19.
“Prokurori nga Peja që po e heton rastin e vrasjes së 17-vjecares në Vitomericë, eshte futur ne vetizolim. E gjithë kjo, pasi që pas bërjes së obduksionit në trupin e pajetë të 17-vjeçares, mjekët i kanë bërë edhe analizën e Covid-19 ku ajo ka rezultuar pozitiv, e prokurori në fjalë kishte qenë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Nikçi për Reporterin.
Ndryshe, hetimet rreth këtij rasti janë duke vazhduar nga ana e Policisë së Kosovës.
17-vjecarja kishte pasur një plumb në trupin e saj të cilin dyshohet se e kishteë gjuajtur 58-vjecari nga Vitomerica i cili pas kryerjes së këtij akti, ka vrarë edhe vetën me një plumb në kokë.
Vëllai i viktimës, Bajrami, ka treguar se (R.B, 58-vjeçari), personi i dyshuar për vrasjen e 17-vjeçares (A.R), kishe pak ditë që kishte ardhë nga Gjermania për në Kosovë.
Sipas, Bajramit, vëllait të 17-vjeçares, i dyshuari për vrasjen e motrës së tij, 58-vjeçari me dhunë në ora 04:30 të mëngjesit kishte hyrë në shtëpinë e tyre dhe e kishte marrë 17-vjeçaren ku pastaj e kishte dërguar atë në një shtëpi tjetër. /Reporteri.net/