×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurori Sylë Hoxha: Aksioni është planifikuar një vit më parë, të arrestuar 11 serbë, 4 boshnjakë dhe 4 shqiptarë

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 14:25

    Prokuroria Speciale e Kosovës tashmë po mbanë konferencë për media dhe po sqaron aksionin e sotëm në veri të Kosovës.


    Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, ka thënë në konferencën për media se aksioni i sotëm i policisë është planifukaur njl vitë më parë dhe se për këtë aksion janë intervistuar shumë dëshmitarë dhe më bashkëpunim më njësitet relevante kanë arritur deri të identifikimi i persona të cilet sot janë arrestuar.

    “Pas aktivitetit 1 vjeçar, pas mbledhjes së provave të nevojshme, prokuroria i ka parashtru kërkesë Gjykatës Themelore në Prishtinë, për kontroll në lokale dhe në shtëpitë e të dyshuarve”, tha prokurori.

    Ai njoftoi se në vazhdën e arrestimeve ka pasur eprorë dhe zyrtarë të policisë së Kosovës, të nacionalitetit shqiptar, serb dhe boshnjak.

    Deri tani u bë e ditur nga Prokuroria Speciale se të arrestuar janë 11 serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjak.

    Gjithashtu, u bë e ditur se gjatë aksionit policor, janë konfiskuar armë dhe një sasi e parave. E për zyrtarët policor që janë arrestuar nën dyshimet për shkelje të ligjit, thuhet se janë suspenduar nga detyra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!