×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurori: Të akuzuarit janë përgjegjës për jetën e 102 viktimave që konsideroheshin kundërshtar

    Reporteri
    03 Prill 2023 | 14:00

    Në vazhdim të fjalës hyrëse të Prokurorisë së Specializuar në Hagë u përmendën rastet e ndalimit të individëve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të cilëve sipas prokurorisë, iu hoq e drejta e lirisë pa proces të rregulltë gjyqësor.

    “Anëtarët e UÇK-së u hoqën lirinë qindra individëve pa proces të rregullt gjyqësor. Ka të paktën 440 incidente sa i takon ndalimit të personave, ku përfshihen persona që janë mbajtur të ndaluar në vende të ndryshme”, tha prokurori James Pace.

    Sipas tij, viktimat përfshinin persona që punonin në pylltari, bujqësi, gazetarë, persona që punon në ndërmarrje shtetërore , mësues e të tjerë.

    Ai tha se shume prej këtyre viktimave ishin mbështetës të LDK-së ose thjesht nuk mbështesnin UÇK-në.

    “Përpara se ti ndalonin në fakt disa viktima ishin pjesëtar të UCK-së, ndërsa të tjerë ishin anëtar të forcave serbe. Krahas shqiptarëve dhe serbeve viktimat përfshiheshin edhe romët, malazezët dhe boshnjakët”, ka thënë prokurori.

    Sipas tij, provat do të tregojnë se këta persona që u mbajtën në mënyrë të jashtëligjshme u akuzuan ndër të tjera siç u quajtën kolaboracionistë, që sipas prokurorit në atë kohë kjo akuzë ishte shumë e rëndë dhe ndonjëherë edhe vdekjeprurëse.

    Sipas Prokurorisë pati shumë keqtrajtime të të ndaluarve dhe në rastet më të rënda, vrasje.

    “Të paktën 102 viktima nuk mbijetuan, por vdiqën mizorisht sepse konsideroheshin kundërshtarë”, tha ai, duke shtuar se krerët e UÇK-së akuzohen se janë përgjegjës për këto vrasje.

    Ai tha se të paktën 20 persona janë ende të zhdukur dhe se vet provat do të tregojnë se të akuzuarit janë përgjegjës për këto krime dhe se krimet u kryhen në mënyrë sistematike, të zgjeruara dhe pjesë e një sulmi që shenjtëronte kundërshtarët.

    Shumica e vendndalimeve ishin, sipas Prokurorisë, selitë rajonale të zonave të UÇK-së.

    Pace tha se në Jabllanicë, të akuzuarit se “kanë vrarë të paktën tre persona” dhe një person ende konsiderohet i zhdukur.

    Jabllanica

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!