×
  • Lajme
  • Lajme / Aksioni i madh

    Prokurori tregon prapaskenat e operacionit të antidrogës “Qielli i thyer”

    Reporteri
    04 Qershor 2025 | 20:45

    Informacionet për grupet kriminale që operonin në Kosovë për trafikimin e lëndëve narkotike, autoritetet kosovare i kishin marr në vitin 2022.

    Mirëpo, hetimi për këto grupe që funksionin përmes aplikacionit SkyECC, nisi tek një vit më pas, në mesin e viti 2023.

    Këto hetime të Prokurorisë Speciale të Kosovës, që u ndihmuan edhe nga autoritetet nga Holanda, Belgjika e Franca, vënë në pranga 22 persona.

    Prokurori i rastit Fatos Ajvazi ka treguar detaje për zanafillën që ka pasur ky rast.

    “Zanafillën ky rast e ka nga një aplikacion i cili quhet SkyECC. Aplikacionin e kanë shfrytëzuar grupet kriminale për aktivitete e tyre kriminale. Ky aplikacion për formën e hetimet që kanë pasur Holanda Belgjika e Franca, e më pas ky aplikacion është futur në përgjim, e kanë arritur të përgjojnë të gjitha grupet kriminale që kanë komunikuar në aplikacion dhe është parë që janë evituar edhe grupe nga Kosova, i kanë sjell këto informata në Kosovë dhe pasi janë analizuar…”, ka deklaruar prokurori Ajvazi, për RTV Dukagjini.

    Ajvazi tutje ka sqaruar se Kosova ishte përdorur si vend për përpunimin dhe përzierjen e lëndëve narkotike që kishin ardhur nga jashtë.

    “Aktiviteti i këtij grupi kriminal është realizuar në atë mënyrë që narkotiku është trafikuar nga shtete e Amerikës Latine nga Irani përmes Turqisë dhe më pas është sjellë në Kosovë dhe është bërë përpunimi dhe përzierja e këtij narkotiku dhe është trafikuar për në shtete e Bashkimit evropian kurse një pjesë është trafikuar edhe në shtetin e Kosovës”, ka deklaruar Ajvazi.

    Droga nga Kosova ishte bartur përmes mallrave e veturave.

    “Bazuar në komunikimet që kanë pasur ky grup kriminal është faktuar se ky grup ka pasur laboratorë të ndryshime nëpër Kosovë nëpër pjesë të bodrumeve ku e ka bërë përzierjen e lëndëve qoftë për ta shtuar sasinë apo qoftë për ta ripaketuar. Pastaj përmes transportit përmes mallrave apo veturave apo bukereve që janë instaluar nëpër këto vetura kanë arritur të dërgohen”, tha prokurori.

    Pasditen e sotme, 22 të arrestuarit në aksionin “Qielli i thyer” janë paraqitur në Gjykatë, për seancën për masën e sigurisë dhe ndaj tyre Prokuroria ka kërkuar paraburgim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!