×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Prokuroria deklarohet pas arrestimit të të dyshuarit për sulmet ndaj KFOR-it gjatë protestave në Zveçan

    Reporteri
    15 Nëntor 2024 | 16:08

    Prokuroria Speciale ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve disamujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot ka arrestuar një person me inicialet M.D. në rajonin e Mitrovicës për kryerjen e disa veprave penale.

    Më herët Policia e Kosovës kishte konfirmuar se ai dyshohet për trazirat e 29 majit në Zveçan ku u lënduan 93 ushtarë të KFOR-it.

    Prokuroria tha se ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”; “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”; “Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi”; “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

    I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit do të vazhdohet me veprimet e nevojshme hetimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!