×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria del me njoftim për aksionin në Shtërpcë: Po largohen kamerat e vendosura nga strukturat ilegale serbe

    Reporteri
    07 Korrik 2022 | 9:46

    Është duke vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës në qytetin e Shtërpcës, ku janë duke u bastisur katër lokacione.

    Në një njoftim për media, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka thënë se aksionin në Shtërpcë kundër strukturave ilegale po e zhvillon në katër lokacione të ndryshme, shkruan Reporteri.net.

    Nga aty sipas Prokurorisë po bëhet largimi i kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.

    Deri tash s’ka të arrestuar, ka bërë të ditur Prokuroria.

    Ndërkohë lidhur me këtë aksion ka reaguar e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë  duke e quajtur “pushtim” aksionin e policisë.

    “Edhe pse njësitet nga Prishtina e dinë shumë mirë se kamerat, të cilat janë instaluar ligjërisht para gati dhjetë vjetësh, nuk janë në funksion për një kohë të gjatë dhe këtë e kanë kontrolluar disa herë në ditët e kaluara, kjo u shërbeu si arsyetim për të pushtuar përsëri Shtërpcën, për të ngacmuar njerëzit që nuk mund të funksionojnë normalisht. Me çfarë arsyetimi forcat speciale bastisin shkollën fillore serbe në Shtërpcë?

    Nuk ka dyshim se ka një sulm dhe presion të ri ndaj serbëve që të largohen nga dera e tyre sepse nuk ka arsye të justifikuar për një veprim të ri të Rosut në këtë mjedis serb, thonë nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

    Aksioni i policisë është duke vazhduar. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!