×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria dhe Policia aksion në Pejë

    Reporteri
    16 Mars 2023 | 12:07

    Prokuroria Themelore e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin kundër krimeve ekonomike, qysh në orët e mëngjesit kanë ndërmarr një aksion në kompaninë e pastrimit “Ambienti” në Pejë.

    Aksionin e kanë konfirmuar, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Policia e Kosovës me njësitet relevante, sot është duke realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës. Pas përfundimit të këtij operacioni, do të bëhen të ditura informacionet tjera”, tha Kelani për Reporteri.net.

    Ndërkaq, Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha se aktualisht aksioni është duke u zhvilluar dhe se detajet do të bëhen të ditura pas përfundimit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!