Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur 231 aktakuza gjatë vitit të kaluar për veprat penale të dhunës në familje, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se 214 viktima kanë qenë gra, e 61 burra.
“Po ashtu, gjatë vitit 2024, janë parashtruar pesëdhjetë e gjashtë (56) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të vazhdojë t’i trajtoj me seriozitet të gjitha rastet e dhunës në familje, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar dhe luftuar veprat penale të kësaj natyre”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.