Prokuroria e Gjilanit është sqaruar lidhur me raportimet e fundit se prokurori Esat Ademi ka porositur përmes rrjeteve sociale produkte me potencë seksuale e të cilat ka kërkuar t’i dorëzohen në zyrën e tij.
Përmes një komunikate për media, nga Prokuroria e Gjilanit thonë se dikush e ka keqpërdorur llogarinë e prokurorit në fjalë.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti, menjëherë ka ndërmarrë veprime hetimore, duke autorizuar Policinë – Sektorin për hetimin e krimeve kibernetike, në Prishtinë, që të fillojë grumbullimin e provave, në mënyrë që të zbulohen personat që kanë keqpërdorur llogarinë e prokurorit të shtetit, në drejtim të veprës penale ‘’Cenimi i fshehtësisë së korrespondencës dhe i bazave të të dhënave kompjuterike’’, nga neni 199 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që më datë të papërcaktuar dhe pa autorizim është bërë ndërhyrje dhe komunikim elektronik, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, me qëllim të cenimit të integritetit të tij personal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.