×
  • Lajme
  • Lajme / E konfirmuar

    Prokuroria: E mitura në Prishtinë dhunohet seksualisht disa herë brenda një viti

    Reporteri
    08 Prill 2025 | 11:57

    Një person po dyshohet se ka dhunuar seksualisht një të miture në Prishtinë.

    Në përgjigjen e Prokurorisë për Gazetën Online Reporteri.net, thuhet se e mitura është dhunuar disa herë brenda një viti.

    “Ju njoftojmë se Prokurori kujdestar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunimi” bazuar nga neni 227 …të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kundër të pandehurit J.G., ka filluar hetimin pasi që viktima e mitur, është abuzuar seksualisht nga i pandehuri J.G., i cili e kishte dhunuar disa herë për periudhë kohore rreth një (1) viti”, tha zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltërina Shala për Reporteri.net.

    Tutje ajo bëri të ditur se “Prokurori i çështjes kundër të pandehurit J.G., ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, dhe e mitura është dërguar në ekzaminim gjinekologjik”.

    Në media po raportohet se i dyshuari është një 58-vjeçar J.G, ndërsa e mitura një 14-vjeçare.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!