×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Prokuroria e Pejës konfirmon rastin në bjeshkët e Junikut: Dy trupa të pajetë janë gjetur në një shtëpi banimi

    Reporteri
    25 Dhjetor 2023 | 15:05

    Afaristi kosovar, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij janë gjetur sot pa shenja jeta në një objekt banimi në bjeshkët e Junikut.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

    I njëjti ka bërë të ditur se prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes, derisa njësitet relevante do të hetojnë rreth shkakut të vdekjes së tyre.

    “Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut. Prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes. Njësitet relevante policore do bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre. Dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në mjekësinë ligjore”, tha Nikçi për Reporteri.net.

    Fllimisht u raportua se si pasojë e vdekjes erdhi deri te shpërthimi i një bombole, por Policia e Kosovës për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë se kjo nuk qëndron, dhe se dyshohet se rryma ka qenë shkaktar ku dyshohet se dy viktimat janë asfiksuar.

    “Sot rreth orës 11:30, stacioni policor në Junik është njoftuar se në Bjeshkët e Junikut dy persona kanë vdekur. Njësitet kompetente menjëherë janë nisur në atë drejtim bashkë me mjekun kujdestar. Me të arritur kanë hasur në dy viktima. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Dyshohet se shkaktar ka qenë rryma, nuk ka të bëjë me bombolë gazi. Viktimat dyshohet se janë asfiksuar”, tha Fadil Gashi për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!