Pa shumë detaje, Prokuroria e Pejës ka paralajmëruar aktakuza të reja të cilat pritet të dërgohen në Gjykatë.
Publikimi i listave të veteranëve të luftës nga ana e komisionit për identifikimin e tyre, kishte shkaktuar pakënaqësi të mëdha.
Përveç protestave dhe deklarimeve publike që u bënë kundër emrave që janë futur në këto lista pa qenë pjesëmarrës në luftën në Kosovë, filluan të ngritën edhe aktakuza.
E, para drejtësisë pritet të dalin edhe persona të tjerë të cilët dyshohet se keqpërdorën me listat e veteranëve në zonën e Dukagjinit.
Edhe pse nuk është bërë e ditur se për cilët persona bëhet fjalë, Prokuroria e Pejës ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë për media ku do të flitet
për ngritjen e dhjetëra aktakuzave lidhur me veteranët e rrejshëm.
“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e organizuar nga Prokuroria Themelore e Pejës, ku temë diskutimi do jetë ngritja e dhjetëra aktakuzave për rastin e njohur në opinionin publik si “veteranët e rrejshëm”, thuhet njoftim.
Nga zyra për informim e Prokurorisë ne Pejë, është thënë se bëhet fjalë për aktakuza të reja të cilat pritet të dërgohen në Gjykatë, mirëpo se nuk kanë dhënë më shumë detaje për këtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.