×
  • Lajme
  • Lajme / Prokuroria e Prishtinës

    Sekuestrohen 166 parcela në Novobërdë dhe Graçanicë e dy banesa në Prishtinë, vlera mbi një milion euro

    Reporteri
    05 Mars 2025 | 12:32

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka sekuestruar 166 parcela të cilat gjenden në komunën e Novobërdës dhe Graçanicës, si dhe dy banesa në Prishtinë në vlerë mbi 1 milionë euro për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë përfituar me veprën penale “Mashtrimi”.

    Në njoftim bëhet e ditur se rasti ka të bëjë ndaj të dyshuarit G.G.

    “ Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik dhe të dëmtuarit të çështjes penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale ‘Mashtrimi’ nga neni 323 par.4 se në vazhdën e hetimeve ndaj të pandehurit G.G., më datë 05.03.2025 ka ngrirë/sekuestruar edhe 166 parcela të cilat gjenden në komunën e Novobërdës dhe Graçanicës, si dhe dy banesa në Prishtinë në vlerë mbi 1 milionë euro për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë përfituar me vepër penale”, thuhet në njoftim.

    Tutje thuhet se rasti vazhdon të mbetet në hetime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!