Përveç aktakuzave 15 persona janë ndaluar për 48 orë, për vepra të ndryshme penale, ndërsa ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 8 persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale të ndryshme.
Prokurori i Shtetit, ka bërë dy kërkesa për bastisje në dy raste të ndara në rajonin e Prizrenit.
“Pas kërkesës së prokurorit kujdestar tek gjyqtari i procedurës paraprake për aprovim të urdhërit për bastisje, është kryer bastisje në fshatin Tërrnje – Komuna e Suharekës. Në këtë rast janë sekuestruar: Një (1) pushkë automatike AK-47 e kalibrit 7.62 mm, Një (1) karikator, Një (1) fishek i të njëjtit kalibër”, thuhet në njoftim.Ndërkaq në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë janë bërë 3 kërkesa për sekuestrim.“Më 16 maj 2019, afër stacionit të autobusëve në Prizren, ka ndodhur një konflikt në mes disa personave.
Si pasojë e këtij konflikti njëra palë ka rezultuar me “Lëndim të lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 i KPRK-së. Pas intervistimit nga ana e policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, si dhe, është bërë kërkesë për fillimin e procedurës kundëvajtëse”.