×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria hap rast ndaj Endrit Shalës për rrahjen e gazetarit

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 15:29

    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka hapur rast ndaj ministrit në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.


    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net Laureta Ulaj, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

    “Me urdhër të prokurorit është hapur rasti për veprën penale ‘sulmi’. Prokurori ka autorizuar policinë për dhënien e deklaratave të personave në rast”, tha Ulaj.

    Reporteri.net ka pyetur edhe Policinë e Kosovës nëse kanë intervistuar Shalën por deri në këtë moment nuk kemi marrë përgjigje.

    Kujtojmë se gazetari Ensar Ramadani dje raportoi se është goditur me grusht nga ministri Shala.

    E gjitha ndodhi pasi gazetari në fjalë kishte shkuar në QKUK për të marrë informacion mbi gjendjen shëndetësore të Luan Malokut, këshilltar i kryetarit të Nismës Soacialdemokrate, Fatmir Limajt, i cili kishte mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në lagjen “Veternik” të Prishtinës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!