×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria heton BQK-në për hapësirën që ua ka krijuar “Monegos” dhe “IuteCreditit”

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 7:18

    Hetuesia e ka vënë llupën mbi Bankën Qendrore (BQK) për të hetuar se si zyrtarë përgjegjës të këtij institucioni u kanë krijuar hapësirë veprimi në Kosovë bizneseve që kanë aplikuar deri në 2 mijë për qind norma efektive interesi, e pas të cilave qëndrojnë njerëz të lidhur me regjimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.


    Autoritetet kanë marrë dosje në BQK e edhe kanë intervistuar zyrtarë përgjegjës.

    Prokurori i Shtetit ka refuzuar të japë informacione për këtë rast, por burime të gazetës në këtë institucion kanë konfirmuar zhvillimin e hetimeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

    “Është e vërtetë që janë duke u realizuar hetime. Një prokuror i Prokurorisë Speciale është në fazën e grumbullimit të informatave. Javën e shkuar ka intervistuar edhe zyrtarë të BQK-së, por edhe ka marrë dokumente në këtë institucion”, ka thënë ky burim në organin e akuzës.

    E një burim në Polici ka treguar se ku i ka fokusuar hetimet Njësia Kundër Krimeve Ekonomike. Ka përmendur Departamentin e Licencimit dhe Standardizimit dhe atë të Mbikëqyrjes Bankare, përkatësisht Divizionin e mbikëqyrjes së institucioneve mikrofinanciare dhe atyre financiare jobankare, si dhe Divizionin e parandalimit të pastrimit të parave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!