Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës interviston edhe një të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit ende po vazhdojnë. Madje edhe numri i njerëzve që po merren në pyetje është goxha i madh.
Madje pikërisht këtë të mërkure një bashkëpunëtore e afërt e Ivanoviqit, është intervistuar për disa orë në Prokurorinë Speciale të Kosovës, raporton T7.
Bëhet fjalë për Silvana Arsoviq e cila për 13 vite i kishte qëndruar pranë njeriut që ishte kundërshtar i Listës Serbe në Kosovë.
Ajo është intervistuar nga prokurori i rastit Sylë Hoxha. Ky i fundit e ka konfirmuar se Arsoviq është marrë në pyetje për dy orë, në cilësinë e të dyshuarës.
Ndërkohë, ky veprim i Prokurorisë Speciale, nuk i ka pëlqyer Kesnja Bozhoviqit, e cila tash udhëheq me SDP, parti kjo që kishte në krye Oliver Ivanoviqin.
Bozhoviq ka thënë se Silviana Arsoviq nuk është në asnjë formë përgjegjëse për vrasjes të mistershme të Oliver Ivanoviqit.
E Bozhoviq lë fajtor edhe organet e rendit për mos zbulimin e kësaj vrasje.
Oliver Ivanoviq është vrarë më 16 janar të vitit 2018 në rrethana ende të panjohura.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.