Policia e Kosovës ka zhvillluar sot një aksion në Tophane të Prishtinës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ku ka arrestuar tre persona për veprat penale “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paaautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ nga neni 267 të KPRK-së, dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve janë sekuestruar si dëshmi si kokainë, para të valutave të huaja, peshore digjitale për matje të peshave të vogla me mbetje narkotiku, rreth 30 qese që dyshohet të jenë kokainë, dy telefona dhe nnëntë fishekë.
“Prokurori i shtetit në përputhje me afatin ligjor do të parashtron kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurëve. Hetimet do të vijojnë deri në zbardhjen e plotë të veprave penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Komunikata e plotë:
Prishtinë, 01 Maj 2025- Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik, se në kuadër të operacioneve të vazhdueshme për luftimin e shpërndarjes së narkotikëve, Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e shtetit në zbatimin e masave të veqanta hetimore në rrugën ‘’Vatra’’ Tophane në Prishtinë, kanë arrestuar tre (3) persona për vepër penale ‘’Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paaautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ nga neni 267 të KPRK-së, dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ bazuar nga neni 269 i KPRK-së, si dhe një (1) person i dyshuar gjendet ende në arrati .
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve janë sekuestruar si dëshmi si në vijim:
– Një (1) sasi e narkotikut të dyshuar për Kokainë me peshë 4.9 gram.
-Një sasi e parave të valutave të huaja.
-Peshore të vogël digjitale për matje të peshave të vogla me mbetje narkotikut.
-Shtatëmbëdhjetë (17) qese të vogla me narkotikë të dyshuar të llojit Kokainë me peshë të përgjithshme prej 4.4 gram.
-Dy (2) qese me narkotikë të dyshuar të llojit Kokainë me peshë të përgjithshme 45.9 gram.
-Shtatë (7) qese me narkotik të dyshuar të llojit Kokainë me peshë përgjithshme 1.7 gram.
-Dy (2) telefona celular njëri i tipit Iphone 16 dhe një i tipit Samsung .
Tri (3) qese me narkotik të dyshuar të llojit Kokainë me peshë totale 10.8 gram.
-Nëntë (9) fishek.
Prokurori i shtetit në përputhje me afatin ligjor do të parashtron kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurëve.
Hetimet do të vijojnë deri në zbardhjen e plotë të veprave penale.