Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje të reja për personin që vdiq tek shkallët e nënkalimit si pasojë e një përleshjeje fizike.
“Prishtinë, 20 korrik 2019 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinion se, sot, gjatë ditës ka vdekur personi me inicialet G.R., si pasojë e lëndimeve të rënda që i ka marr nga një përleshje te nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë.
Prokuroria e Prishtinës, njofton se deri më tani nuk dihen motivet e kësaj rrahje, si dhe sulmuesi ende është në arrati.
Po ashtu, Prokuroria ka siguruar të gjitha provat nga vendi i ngjarjes.
Trupi i personit të pajetë, është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për autopsi”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.