×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria jep detaje të reja për personat e arrestuar që sulmuan vajzën në Pejë

    Reporteri
    18 Shtator 2021 | 19:51

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Pejës, ku një grua dhe një burrë kanë sulmuar fizikisht një vajzë.


    Lajmin e ka konfirmuar për Reporterin edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se viktima është dërguar në spital për trajtim.

    “Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital”, tha Gashi.

    Por, Reporteri.net ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqin i cili tha se personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Janë ndaluar për 48 orë me vendimin e Prokurorit të shteti” tha Nikqi për Gazetën Online Reporteri.net

    Kujtojmë se nga video e publikuar, shihen dy persona duke e goditur një vajzë pamëshirshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!