×
  • Lajme
  • Lajme / Veri

    Prokuroria kërkon paraburgim për njeriun e afërt të Vulinit që u arrestua në Leposaviq

    Reporteri
    30 Maj 2024 | 14:22

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të parashtrojë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj Marko Knezheviqin, i arrestuar dje në Leposaviq.

    Nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se i njëjti dyshohet për veprat penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

    “Për personin me iniciale M.K, gjate ditës do paraqitet kërkesë për paraburgim për veprat penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

    Siç raportoi mediumi lokal në veri Kossev, i arrestuari Marko Knezheviq, është bashkëpunëtor i zëvendëskryeministrit aktual serb, Aleksandar Vulin.

    Sipas këtij raportimi, ai ishte i angazhuar në rrjetin “Most” për disa vite në pozicionin e gazetarit, pra anëtar i Këshillit mbikëqyrës të këtij rrjeti.

    Ishte bashkëpunëtor i ngushtë ish-drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Aleksandar Vulin dhe një zyrtari në partinë e tij, Lëvizjen Socialiste. /Reporteri.net/

    Kossev: Policia e Kosovës arreston në veri bashkëpunëtorin e Vulinit, dyshohet për vjedhje të identitetit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!